04/09/2014
Ngjyra pink për vajza , ngjyra kaltërt për djemtë ??
Kush ka lind djalë ka vënë re se tërë rrobat që kanë marr dhuratë kanë qënë ngjyrë blu. Kush ka lind vajzë ka marr rroba ngjyrë rozë. Tipike nga njerëzit që na rrethojnë. Po çfarë bëni ju për ti ndaluar këta njerëz, që ju rrethojnë? A u thoni ju atyre që mos tju dhurojnë rroba me ngjyra të tilla? A u blini ju fëmijëve tuaj rroba me ngjyra të ndryshme? Këto vendime të vogla në pamje të parë, kanë shumë rëndësi në edukimin e fëmijëve tuaj.
Kështu dëgjojmë përhera klishe të tilla si: femrat qajnë e meshkujt sduhet të qajnë. Ndodh shpesh që femrat qajnë kollaj,por ashtu kemi dhe raste kur meshkujt qajnë dhe femrat jo. Këto shprehje dhe mendime kanë dal nga shoqëria jonë pa u bazuar 100% mbi tërë njërëzit që na rrethojnë. E keqja është se vetë ne të tërë bëjmë shumë pak për ta ndryshuar këtë gjendje dhe këto mendime. Klishe të tilla as duhet të ekzistojnë dhe ne duhet të bëjmë më shumë për të ndryshuar gjendjen.
Ajo çfarë ka shumë rëndësi gjatë edukimit të fëmijëve tuaj është të mos i drejtoni ata ashtu si ju pëlqen juve. Meqë keni djem ti jepni t**a, makina, traktora për të luajtur. Dhe nëse keni vajzë ti jepni kukull, libra, enë guzhine për të luajtur. Një ndarje e tillë nga ana juaj, bën atë që ju ti kufizoni fëmijët vetëm në një drejtim edukimi. Më vonë kur djemtë sju ndihmojnë në punët e shtëpisë, nuk gatuajnë etj mos u ankoni, ju vetë keni hedh baza të tilla në edukimin e tyre. Një vajze nuk i duhet ndaluar kurrë të hidhet e të bëj ushtrime të rrezikshme në këndin e lojrave. Lëreni atë të lirë të bëj çtë dojë si djali. Ndalime të tilla kufizojnë vajzat dhe i lënë ato rreth atij rrethi që sapo përmendëm më lart.
Nëse fëmijët tuaj kanë interes për diçka, pavarësisht nëse është „normale“ apo jo, ndihmoni ata të provojnë këto gjëra, pa i gjykuar se ça seksi kanë, apo se çfarë është e lejuar nga shoqëria.
Nëse vajza juaj do që dhoma të jetë ngjyrë rozë, kjo sështë aspak e keqe, por ky vendim duhet të vijë nga ajo dhe jo ta vendosni ju. Nëse djali juaj do të shkoj në ndeshje futbolli, lejoheni. Por mos i fusni atij në kokë ti futet këtij sporti se meqë është djalë. Vetëm duke i lënë fëmijët e lirë të zgjedhin rrugën e tyre, ju arrini ti bëni ata të lumtur.
Këshillë personale: Mundohuni ti edukoni djemtë më shumë me lodra si kukulla, enë guzhine, të hekurosni rrobat, të lani dyshemene, të gatuani, të bëjnë balet, të këndojnë, të bëjnë joga, të lexojnë libra etj.
Sikurse mundohuni të edukoni vajzat të luajnë futboll, të luajnë me makina, të rregullojnë biçikleta, të veshin shpesh pantallona, të luajnë me shpata etj.
Edukimi tipik mashkullor dhe femëror vjen me kalimin e kohës vetvetiu, pasi ne jetojmë në një shoqëri të tillë, ku fëmijët duan sduan i shikojnë këto klishe.
Personalisht e kam edukuar djalin tim të luaj me kukulla, të gatuaj, të vesh të gjitha ngjyrat veç blu-së, të kërcej, të këndoj etj dhe kam mbetur shumë e kërnaqur me këtë lloj edukimi. Lodrat me makina, me trena, me top etj nuk është se sja kam ofruar, por rrallë në krahasim me të tjerat dhe kam vënë re se si ai vetë me kalimin e kohës i zbuloi dhe këto anë „mashkullore“. Sot ai luan dhe ka të dyja anët si atë „femërore“ dhe atë „mashkullore“ dhe unë jam shumë krenarë që ja kam dal diçkaje të tillë dhe i këshilloj gjithë nënat të bëjnë të njëjtën gjë me fëmijët e tyre.