24/12/2024
Të dashur miq,
Fjala u bë mish! Bibla na shpjegon që një fëmijë u lind nëpërmjet fjalës, Jezusi nga Nazarati, për të qënë forca tonë për të mposhtur vdekjen, të kapërcejmë mëkatet.
Krishti u premtua, ai erdhi si një qëllim nëpërmjet kësaj Krishtlindje, që ne e përkujtojmë dhe e festojmë vazhdimisht.
Për këtë qëllim, lutja ime për ju, familjen tuaj, të dashurit tuaj, është që Zoti të japë bekime, dashurinë, paqen, dhe të keni shëndet dhe begati. Lutem që Zoti t'i japë paqe zemrës suaj! Lutem për Shqipërinë tonë, që të jetë një vend i begatë dhe mikpritës, siç gjithnjë ka qënë!
Renato Preza
Pastor