🆘️🆘️ Kërkojmë ndihmën tuaj për identifikimin e këtij individi 🆘️🆘️
📍Ngjarja është filmuar në Tiranë, pranë Gjimnazit Kristaq Rama, te Komuna e Parisit.
Dhuna ndaj kafshëve në Shqipëri është në përmasa alarmante‼️Pavarësisht mbi 30 denoncimeve të bëra në Prokurori këto 2 vite, askush nuk është dënuar.
Fakti se ligji nuk zbatohet, nuk duhet ta kthejë këtë fenomen në të pranuar dhe të padënueshëm nga shoqëria!
Ju bëjmë thirrje ta shpërndani dhe të na shkruani nëse e njihni autorin!🙏
Njerëz të tillë nuk duhet të mbajnë kafshë‼️
70% e tyre nuk kanë stabilitet mendor as pranë njerëzve, duke e bërë ndërveprimin me ta të pasigurt.
Çdo ditë Lori gatuan për këlyshët dhe qentë më vulnerabël në strehë, në mënyrë që ata të kenë një vakt të ngohtë dhe plot vlera ushqyese krahas ushqimit industrial.❤️
Puna e një kujdestari në strehë kërkon dedikim, sakrifica dhe disiplinë. E megjithatë kjo punë shumë e vështirë si nga ana psikologjike, shpirtërore e psikologjike, nuk vlerësohet sa duhet nga publiku.
Ne jemi shumë me fat që mund të mbështetemi në njerëz me të vërtetë kafshëdashës të cilëve u besojmë jetët e qenve që shpëtojmë!🙏
Falemnderës për punën e mirë @lori_lukani !
Zemra e vogël te streha e bashkisë që ruan salçiçet se është i ngopur!🥹❤️
Healing is beautiful❣️ Remember Bianca❓️
E kujtoni rastin e Bianca-s? Ajo ishte një qenushe e aksidentuar në Dobraç. Pamja e saj në rrugë me 4 këlyshët që i silleshin rrotull, na pat thyer zemrën.💔
As ushqimin nuk e hante dhe ia linte të vegjëlve të saj.
Prej 1 muaji, Bianca ndodhet te klinika veterinare Putrat.
Ajo ka përmirësim të dukshëm duke fituar fuqinë dhe vetëbesimin.
Sot ju ftojmë të dhuroni 5$ për të, në mënyrë që të na ndihmoni me shpenzimet e shumta veterinare, të cilat gjatë muajit të fundit kanë shkuar jo pak por 167.000 lekë të reja.
🎁 Mënyrat e dhurimit:
➡️ Donacion mujor si Best Friends: https://donorbox.org/best-friends-of-animals-need-me
➡️ Donacion për fushatën tonë vjetore të fundraising: https://donorbox.org/animals-need-me-annual-campaign
➡️ Paypal: https://www.paypal.com/paypalme/AnimalsNeedMe
➡️ Npm llogarisë bankare në First Investment Bank të Animals Need Me
🔻Iban në Lek: AL70 2155 1099 ALL1 0000 1361 1200
🔻Iban në Euro: AL61 2155 1099 EUR1 0000 1361 1200
SWIFT: FINVALTR
➡️ Me Money Gramm/Western Union/Ria në emër të një prej vullnetarëve tanë
🎁 Kuti dhurimi në Shkodër:
➡️Klinika Veterinare "Putrat" në Kiras
➡️Pet point përballë stadiumit
➡️Margjelo Filigran në Pedonale
➡️Hostel "Mi casa es tu casa"
➡️"My step" dance studio
Happy Sunday everyone❣️❤️
🌧️ Ditët me shi në strehë🥰🤍
Këlyshët e qenit tënd, nuk e kanë vendin në kazanin e mbeturinave‼️Rescued ✅️
Braktisja e rradhës në koshat pranë strehës tonë...
Ndërkohë i vogli kërkon nënën. Akoma nuk e ka kuptuar se nuk do takohet më kurrë me të. E kemi çuar me shpejtësi te vullnetarja jonë e cila do përpiqet ta rrisë me biberon.
🚩Pse i bëni këto veprime në 2025, kur ekzistojnë më shumë se kurrë opsione sterilizimi falas për qytetarët e Shkodrës❓️
Mos krijoni vuajtje për kafshët e pafajshme dhe njerëzit që kujdesen për to!
🚩Mos i jepni fëmijëve këtë edukatë braktisjeje!
Gjatë takimeve tona në shkolla, nuk e keni idenë se sa shumë fëmijë tregojnë për eksperiencat traumatike tek kanë parë prindërit dhe gjyshërit, t'i ndajnë përgjithmonë nga kafshët e tyre të dashura shtëpiake dhe t'i braktisin pa mëshirë.
Mos e theni lidhjen që njeriu ka krijuar me kafshët në mënyrë shumë të natyrshme!
Braktisja NUK ËSHTË COOL!👎
Candy 🍬
#adoptomosblej #animalsneedme #adoptdontshop #rescuedismyfavoritebreed #shkoder #albania #dogsofourshelter