14/07/2026
✈️ Destinacioni i radhës: Bali! 🌴🐾
Lulu na vizitoi sot në Vet Hospital Tirana për një hap të rëndësishëm përpara udhëtimit të tij: testin e titrit të antitrupave ndaj tërbimit.
Nëse po planifikoni të udhëtoni jashtë vendit me mikun tuaj me katër putra, mos harroni se disa vende kërkojnë përgatitje që duhet të nisin muaj përpara nisjes. Në varësi të destinacionit, mund të nevojiten mikroçipi, vaksinimi kundër tërbimit, testi i titrit, certifikata shëndetësore dhe dokumente të tjera.
Po ju? A keni plane për të udhëtuar me mikun tuaj me katër putra këtë vit? Cili është destinacioni juaj i radhës? ❤️🐶