#Repost @aniladenaj
・・・
Hapen aplikimet për #SkemënKombëtaretëInvestimeve2024 !
Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund të aplikojë për mbështetje në Skemën Kombëtare të Investimeve 2024 pranë zyrave qendrore të AZHBR për 5 masa mbështetëse:
1️⃣ Ndërtimin e serrave diellore të reja
2️⃣ Ndërtimin e rrjetave antibreshër
3️⃣ Ndërtimin e stallave
4️⃣ Mekanizimin e sektorit të bujqësisë
5️⃣ Investime në koshat e rritjes së peshkut për akuakulturë
Nëse ke nevojë për asistencën tonë gjatë aplikimit, telefono pa pagesë në: ☎0800 83 83
Ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është i gatshëm për çdo pyetje apo ndihmesë nëpërmjet Agropikave ose në Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor pranë zonës tuaj.
Aplikimet janë të hapura nga data 30 shtator deri më 8 nëntor!
Për më shumë informacione vizitoni link-un www.bujqesia.gov.al dhe www.azhbr.gov.al
#MbështesimBujqësinë #SkemaKombëtareeInvestimeve2024 #BujqësieQëndrueshme
ISUV kontribuon vazhdimisht me përgjegjësi të lartë në mbrojtjen e shëndetit publik përmes kryerjes së testeve laboratorike në fushat përkatëse. 🧪🔬
Sektori i Produkteve të Peshkut dhe Monitorimit të Molusqeve ka si aktivitet bazë analizimin kimik dhe biologjik të produkteve ujore (molusqeve bivalve, produktet e peshkimit) si dhe mjedisit ujor ku ato rriten. 🐟🌊 Nga fillimi i vitit e deri më sot janë kryer 2384 analiza për këto produkte. 📊✔️
Një fushë tjetër e rëndësishme e punës së sektorit është edhe përditësimi, zhvillimi dhe validimi i metodikave të reja. 📈🔄
#ISUV
#Repost @aniladenaj
・・・
📈#SkemaKombëtareeInvestimeve2024 | Rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri
Apliko deri më 8 nëntor në Skemën Kombëtare të Investimeve për rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha.
Masa e përfitimit:
🔸 50% e vlerës totale
🔸 Deri në 1.5 mln lekë për hektarë
Për më shumë informacion vizitoni link-un:
https://azhbr.gov.al/wp-content/uploads/2024/09/Udhezim-nr.-22-dt.-19.9.2024-Per-disa-shtesa-dhe-ndryshime-ne-udhezimin-nr.-6-dt.-7.3.2024.pdf
#MBZHR #SkemaKombëtareeBujqësisë2024 #BujqësieQëndrueshme #MadeinAlbania
#Repost @aniladenaj
・・・
📍Berlin | 🇦🇱 Momente nga Dita e parë e Festivalit Global Shqiptar të Gastronomisë, ku prodhues, biznese e agrobiznese po prezantojnë me krenari produktet tona të freskëta dhe autentike në sofrën globale. 🍇🧀🥖
#MBZHR #MadeinAlbania #GastronomiaShqiptare #FestivaliGlobalShqiptariGastronomisë
Perimet janë përbërës thelbësorë të një diete të shëndetshme, pasi ato janë burime të mira të fibrave dietike, vitaminave dhe mineraleve. 🥗🍅🥕🌽
Perimet gjethore janë ushqime që përmbajnë sasi të konsiderueshme nitratesh. 🌿🧪 Absorbimi i nitrateve ndodh më shpesh nga burimet natyrore, por perimet grumbullojnë një pjesë të konsiderueshme të nitrateve nga fertilizuesit me bazë azoti. 🥬🌱
Edhe pse nitrati në vetvete nuk është helmues për njerëzit, metabolitët e tij, nitritet dhe ndërmjetësit e tyre reaktivë të azotit mund të jenë të dëmshëm për shëndetin tonë. 😷🚫⚠️
Duke marrë parasysh rekomandimet për rritjen e konsumit të perimeve të freskëta, të tilla si smoothie dhe sallata, është e rëndësishme kontrolli i përmbajtjes së nitratit në perime. 🥗🔍
✅ Kjo analizë kryhet në Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve, ku përcaktohet përmbajtja e nitratit në perime gjethore me teknikën kromatografike HPLC, sipas metodës së standardizuar SSH EN 12014-2. 🔬📊✔️
#ISUV
Xylella Fastidiosa është një bakter i kufizuar në ksilemë, i cili është shkaktar i shumë sëmundjeve në kulturat bujqësore: të ullinjve, të hardhive, kumbullave, pjeshkëve, agrumeve, Oleandrave, etj., që shkaktojnë dëmtime të mëdha deri në tharjen e bimëve. 🌿🌳
Prania e Xylella Fastidiosës në bimë shpesh herë nuk shfaq simptoma. 🕵️♂️🚫
Identifikimi i kësaj sëmundje bëhet në materialin bimor simptomatik dhe asimptomatik. 🔬🌱
✅ Për muajt korrik-gusht, në laboratorin e mbrojtjes së bimëve në ISUV janë analizuar me metodë konfirmatore, RT-PCR, rreth 40 kampione vetëm për këtë dëmtues. 🧪📊
#ISUV
🔬 Momente pune gjatë prodhimit të terreneve kulturale për laboratorët testues të kontrollit mikrobiologjik të ushqimeve, Diagnozës veterinare dhe laboratorëve të kontrollit të bio-preparateve veterinare.
🧪 Shmangia e kontaminimeve gjatë procesit të prodhimit të terreneve është një ndër kushtet parësore të cilësisë së tyre.
✅ Japim garanci për laboratorët testues që rritja e mikroorganizmave në terrenet kulturale është e lidhur vetëm me kampionët nën ekzaminim.
#ISUV
Plani i monitorimit të molusqeve bivalvë, i cili duhet zbatuar ekskluzivisht gjatë periudhës së zhvillimit të aktivitetit të zënies së tyre, duhet të përmbushë standardet shëndetësore të përcaktuara në rregulloret përkatëse. Ky plan zbatohet gjatë gjithë vitit me disa ndalime sipas specieve për arsye të sezoneve të riprodhimit të tyre. 🐚🌊
Shërbimet që ofron ISUV në lidhje me këtë plan janë:
• treguesit mikrobiologjik E.coli, Salmonella spp. në molusqe me frekuencë 1 herë çdo 2 javë 🦠🔬
• biotoksinat (ASP, PSP, DSP) në molusqe me frekuencë 1 herë në javë 🧪⚠️
• metalet e rënda Pb, Cd, Hg në molusqe me frekuencë 1 herë çdo 3 muaj
• fitoplankton dhe alga bentike epifitike potencialisht toksike në ujë me frekuencë 1 herë në javë 💧
• PCB (Bifenilet e pliklorinuara) në ujë me frekuencë 1 herë çdo 6 muaj 🌊🧬
Referuar planit të monitorimit të molusqeve, gjatë gjashtë mujorit të parë të 2024 në laboratorët e ISUV janë analizuar 401 kampione (458 analiza) për treguesit mikrobiologjik (E.coli, Salmonella spp.), biotoksinat, fitoplanktonin, si dhe metale të rënda. 📈🔬📊
#ISUV
🌿 Momente Pune në Laboratorin e Mbetjeve në Bimë 🧪
🔍 Për realizimin e Planit Kombëtar të Monitorimit të mbetjeve të pesticideve në produktet me origjinë bimore, për garantimin e sigurisë ushqimore me qëllimin final mbrojtjen e konsumatorit! 🥦🍓🌽
#ISUV
Laboratori i Mbetjeve në Bime, pranë Departamentit të Mbrojtjes së Bimeve, është në proces të akreditimit të metodës analitike për përcaktimin e nitrateve në produktet gjethore me metoda instrumentale kromatografike HPLC 🌿🔬. Ky akreditim është një ndër objektivat kryesore të ISUV dhe ka për qëllim të sigurojë që testet kryhen sipas standardeve më të larta të saktësisë dhe besueshmërisë 📊✔️.
Perimet janë burimi më i rëndësishëm i nitrateve në dietën e njeriut 🥗🥒. Gjatë proceseve të ndryshme në organizëm, nitratet shndërrohen në nitrite, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme 🚫⚠️.
Megjithatë, konsumimi i perimeve ka një sërë përfitimesh për organizmin e njeriut 🌟💪. Ato përmbajnë sasi të mëdha kalciumi që janë thelbësore për shëndetin e mirë të kockave 🦴. Gjithashtu, vitamina K e pranishme në perime 🥬 nxit formimin e proteinave dhe ndihmon në ngadalësimin e plakjes së lëkurës 👩⚕️.
Këto përfitime e bëjnë konsumimin e perimeve një pjesë të rëndësishme të një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar 🥦🥕.
#ISUV