Bletaria Bedrolli

Bletaria Bedrolli Bletaria Bedrolli është themeluar me 25 Mars te vitit 2014 dhe ka startu me nje shoqeri bletesh. Pas disa ditëve kam vijuar trajnime disa ditore në pjesën

Pas disa ditëve kam vijuar trajnime disa ditore në pjesën praktike dhe teorike duke u pasuruar me njohori themelore për Bletari Bashkohore dhe Prefesjonal. Me pas, duke marr punën më shumë seriozitet, filloi edhe rritja e numërit të shoqërive të bletëve, po në këtë vit kam arrit deri në 5 shoqeri bletësh, duke falënderu bletarien Ahmetin, pikrishtë Bekim Ahmeti nga lipjani, i cili me motivoi rreth

kësaj pune, me pas nga kurreshtja kam shfaqur interesim për të marr informacion më të detajuar për zhvillimin e jetës së bletëve. Literaturën të cilën kam shfletuar janë nga autorë të ndryshëm, si në vijim: Prof Haxhi Demukaj, Prof Fadil Kukleci etj.

Me Fat Kurban Bajramit, duke lutur Allahun të ju j*p shëndet e lumturi pran familjeve tuaja.Me respekt Irfani me Familja...
16/06/2024

Me Fat Kurban Bajramit, duke lutur Allahun të ju j*p shëndet e lumturi pran familjeve tuaja.

Me respekt Irfani me Familja.

26/04/2024

Bleta 🌼🌻

10/04/2024

Me fat festa e Fitër Bajramit.
Urojmë që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjet tuaja! 🌙🕋

22/09/2023

Kthimi Ames pas mbaresimit 🐝!

Ka filluar vjelja e mjaltit 🍯, te interesuarit na kontaktoni, per cilies ju garantojm 100% natyral,Sasia eshte e limitua...
01/08/2023

Ka filluar vjelja e mjaltit 🍯, te interesuarit na kontaktoni, per cilies ju garantojm 100% natyral,
Sasia eshte e limituar!

Çmimi 1kg mjalt 20 euro.

Sot me 24 korrik përfundon Traktati i Lozanës i lidhur 100 vite më parë në vitin 1923. Një ndër kontestet më të mëdha që...
24/07/2023

Sot me 24 korrik përfundon Traktati i Lozanës i lidhur 100 vite më parë në vitin 1923. Një ndër kontestet më të mëdha që do prodhoj skadimi i këtij traktati janë ujërat territoriale, që padrejtësisht për 100 vite i kanë takuar greqisë. Në hartë shihet qartë se kufijt e ujrave territoriale të greqisë shkojnë aq largë dhe thellë turqisë, ku pothuajse shkojnë deri tek plazhet e Turqisë, andaj që nga nesër këto kufijë do ndryshojnë, madje ka me dhjetra ishuj që Turqia ka drejtë ti rikthej në pronën e saj, ku greqia qellimisht ua ka sh*tur miliarderëve amerikanë.

29/06/2023

Elhamdulila +1 me 29.6.2023 🌻+🐝=🍯

Bletaria Bedrolli

28/06/2023

Gëzuar Kurban Bajramin dhe gjithë të mirat në familjen tuaj!

Happy Kurban Bayarmi and all the best in your family!

20/06/2023

Te keto te bekun, kur del i shikon e gjen nje knaqesi shpirtrore, nga sot po fillon sezona ☀️🌻🌼=🍯 dhasht Zoti te sjell bereqet.
Bletaria Bedrolli

18/06/2023

Elhamdulila me 18.6.2023 +🐝=🍯

17/06/2023

Elhamdulila edhe pse koha me shi, mundesien e par po roti, 17.6.23 🐝🌻🌼

15/05/2023

Blete te ndara ne javen e kaluar 🐝🐝🍯

24/04/2023

KUSHTET NGA TË CILAT MVARET PRODHIMI I MJALTIT NË NJË SHOQËRI TË BLETËVE

Se a do të kemi pak apo më shumë produkte të tjera nga bletët, së pari mvaret nga begatia e lokacionit me bimë mjaltëdhënëse, nga kushtet klimatike dhe nga aftësitë e bletërritësit që të përgadisin shoqërinë e bletëve sa më mirë për përcaktimin e kullotës kryesore.

Bletarët me përvojat më të mëdha në këtë lëmi kanë vërejtur se disa shoqëri të bletëve edhe në vite me shumë pak mbushin depot me mjaltë të ri, disa më pak, kurse shoqëritë e dobëta nuk sjellin fare mjaltë në zgjua. Kjo dukuri nuk është e zakonshme dhe mund të paraqitet për çdo vit në të gjitha regjionet e Kosovës dhe në çdo bletore. Për këtë arsye kjo dukuri meriton te studiohet më mirë dhe të gjenden shkaktarët e saj.

Qysh me herët dihet se sasi të mëdha të mjaltit mund të sjellin vetëm shoqëritë e forta të bletëve. Ashtu, dihet se të gjitha shoqëritë e bletores, në të njëjtin vit, nuk ka asgjë për këtë arsye dhe për arsye të njëjtit kohë nuk e kanë të njëjtin forca për të gjetur edhe kullotën kryesore, çka edhe kuptohet se nuk do ta sjellin të njejtën sasi të mjaltit në zgjua. Kjo është e kuptueshme, por duhet të dimë se forca e shoqerise se bletës nuk është shkaktarë por dukuri e cila paraqitet si mungese disa rrethanave. Për këtë arsye edhe parashtrohet pyetja, çfare është ajo që disa shoqëri më shpejtë e të tjerat më ngadalë zhvillohen dhe forcohen.

Bletari me përvojë e din se kryesisht nga kushtet klimatike të regjionit, origjina dhe vlera e mbretreshes, nga sasia e ushqimit rezervë, gjendejes së hojeve dhe në fund llojit të zgjoit, mvaret edhe ajo se sa do të kemi shoqëri të forta për shfrytëzimin e kullotës kryesore, pra edhe se sa do të kemi mjaltë. Të gjith këta faktorë janë të rëndësishëm, kështuqë nëse ndonjë nga këta faktorë nuk i kenaq kërkesat e duhura, shoqëria nuk do të shfrytëzoi sa duhet kullotën kryesore. Për këtë arsye, produktiviteti i mjaltit nuk mvaret vetëm nga viti dhe vendi i bletërritjes, por ndikim shumë të madh ka edhe aftësia e bletarit për të ndikuar në jetën dhe zhvillimin e bletës.

Bletari i cili nuk ka përvojë dhe njohuri të mjaftuar dhe bletët e veta i len pa ushqim të mjaftuar për dimër, pa mëmë kualitative, pa bletë të reja (të pa shfrytëzuara), hoje kualitative dhe zgjua të mirë, gjithësesi do të kontriboi që shoqëritë e bletëve në pranverë edhe në kushte klimatike dhe mjaltëdhënëse mjaft të mira, nuk do të zhvillohen sa duhet për shfrytëzimin e kullotës kryesore.

Në luftë për prodhimtari sa më të mirë për të gjitha regjionet dhe kullotat kryesore, kushti themelorë është: deri në maximum të zhvillojmë shoqëritë e bletëve për fillimin e kullotës kryesore. Kjo d.m.th. se së pari shoqëria në fillim të kullotës të mbushë së paku 1/3 e sipërfaqes së depos së mjaltit me bletë (miza). Përveq kësaj në shoqëritë e zhvilluara maksimalisht duhet të mbahet disponomi i punës dhe të mos lejohet që para kullotës të vijë deri te instikti për luzmim natyral, sepse kur të vijë kullosa bletët do të angazhohen rreth sjelljes së nektarit në zgjua. Ngjanë që hanemanit, kurse në ndonjeren nga depote e vena e çelim deren për daljen dhe fluturimin e mashkujve. Kufizimi i memes behet për të kufizuar pjelljen e vezëve jashtë korpusit dhe kështu mund të sigurojmë së paku nje kat me mjaltë rezervë për dimer Megjithatë, duhet patur parasysh edhe sipërfaqen përkatëse për prodhimin e dyllit.

Gjate ksaje jave ose ditëve në vazhdim, do të flasum edhe për metodat për rrijten e bletev me dy Mëma (Mbretresha).
Me respekt,
Bletaria Bedrolli

13/04/2023

Elhamdulila sot 13.04.2023 koha mir, keto te begun pe shfrydezojne ne maksimum 🌼🌻🐝!

10 FAKTE PËR BLETËT DHE JETEN E TYRE,           🌻🌼🐝🍯! 1. Bletët e mjaltit janë pjalmues super të rëndësishëm për lulet, ...
09/04/2023

10 FAKTE PËR BLETËT DHE JETEN E TYRE, 🌻🌼🐝🍯!

1. Bletët e mjaltit janë pjalmues super të rëndësishëm për lulet, frutat dhe perimet. Kjo do të thotë se ato ndihmojnë bimët e tjera të rriten! Bletët transferojnë polenin midis pjesëve mashkullore dhe femërore, duke i lejuar bimët të rritin farat dhe frutat.

2. Bletët e mjaltit jetojnë në koshere (ose koloni). Anëtarët e kosheres ndahen në tre lloje:

Mbretëresha: Një mbretëreshë drejton të gjithë kosheren. Detyra e saj është të lëshojë vezët që do të pjellin gjeneratën e ardhshme të bletëve të kosheres. Mbretëresha gjithashtu prodhon kimikate që drejtojnë sjelljen e bletëve të tjera.

Punëtorët: të gjitha këto janë femra dhe rolet e tyre janë të kërkojnë ushqim (polen dhe nektar nga lulet), të ndërtojnë dhe mbrojnë kosheren, të pastrojnë dhe qarkullojnë ajrin duke rrahur krahët e tyre. Punëtorët janë të vetmet bletë që shumica e njerëzve shohin ndonjëherë duke fluturuar jashtë kosheres.

Meshkujt (Dronët): Këto janë bletët mashkullore dhe qëllimi i tyre është të çiftëzohen me mbretëreshën e re. Disa qindra jetojnë në çdo koshere gjatë pranverës dhe verës. Por vjen dimri, kur kosherja kalon në modalitetin e mbijetesës, meshkujt dëbohen nga kosherja!

3. Për çfarë janë më të famshmet këto defekte të zhurmshme? Mjaltë e shijshme! Por a e dini se ata prodhojnë mjaltë si depo ushqimore për kosheret gjatë dimrit? Për fat të mirë për ne, këta punëtorë të vegjël efikasë prodhojnë 2-3 herë më shumë mjaltë se sa u nevojitet, kështu që edhe ne mund të shijojmë ëmbëlsirën e mjaliti nga Bletaria Bedrolli !

4. Nëse bleta mbretëreshë vdes, punëtorët do të krijojnë një mbretëreshë të re duke zgjedhur një larvë të re (insektet e sapolindura) dhe duke e ushqyer atë me një ushqim të veçantë të quajtur qumeshti bletes (pelte mbretërore). Kjo i mundëson larvës të zhvillohet në një mbretëreshë pjellore.

5. Bletët e mjaltit janë fletushka fantastike. Ata fluturojnë me një shpejtësi prej rreth 25 km në orë dhe i rrahin krahët 200 herë në sekondë!

6. Çdo bletë ka 170 receptorë aromë, që do të thotë se ato kanë një ndjenjë të rëndë nuhatjeje! Ata e përdorin këtë për të komunikuar brenda kosheres dhe për të njohur lloje të ndryshme lulesh kur kërkojnë ushqim.

7. Bleta mesatare punëtore jeton vetëm pesë deri në gjashtë javë. Gjatë kësaj kohe, ajo do të prodhojë rreth një të dymbëdhjetën e një luge çaji mjaltë.

8. Mbretëresha mund të jetojë deri në pesë vjet. Ajo është më e ngarkuar në muajt e verës, kur mund të lëshojë deri në 2500 vezë në ditë!

9. Bletët e mjaltit janë gjithashtu bugie të shkëlqyera! Për të shkëmbyer informacione rreth burimeve më të mira të ushqimit, ata kryejnë ‘vallëzimin’ e tyre. Kur punëtori kthehet në koshere, ai lëviz në një figurë prej tetë dhe tund trupin e tij për të treguar drejtimin e burimit të ushqimit. E bukur, a?

10. Mjerisht, gjatë 15 viteve të fundit, kolonitë e bletëve janë zhdukur dhe arsyeja mbetet e panjohur. Të referuara si 'çrregullim i kolapsit të kolonisë', miliarda bletë mjaltë në mbarë botën po largohen nga kosheret e tyre, për të mos u kthyer më. Në disa rajone ne Kosove, deri në 70% e bletëve ju kane vdekur!

Ne të gjithë mund të bëjmë çmos për të mbështetur këto insekte të shkëlqyera! Pse të mos mbillni lule të pasura me nektar, të tilla si akaci,faceli,lule djelli etj, të cilat do t'i ndihmojnë bletët të gjejnë ushqimin që i nevojitet? Dhe kur familja juaj po blen mjaltë, përpiquni të zgjidhni varietetet që prodhohen të vend tone në Kosov, për të mbështetur bletët tona të dhe bletarët e Kosoves!

08/04/2023

Koha mir sot, pastrim hapsiren per rreth, rregullimi uje pireses, trajtimi kunder varroes, ushqimi me Feed Bee 10%.🌼🌻🐝

Bletaria Bedrolli

Do ti j*pim disa shembuj konkret se si duhet të veprohet dhe te ushqehen blete e dopeta!Nëse në pranverë hasim në bletor...
05/04/2023

Do ti j*pim disa shembuj konkret se si duhet të veprohet dhe te ushqehen blete e dopeta!

Nëse në pranverë hasim në bletoren tonë shoqëri të bletëve të cilat kanë numër të vogël mizë blete dhe si të atilla nuk kanë mundësi që nga natyra të siellin sasi të mjaftuara të nektarit dhe pjalmit aq të nevojshëm për to, në atë rast pas ushqimimit me pogaçe duhet medoemos të ushqejmë edhe me ngapak sherbet sheqeri koncentracioni 1.5:1 (1.5kg sheqer ne 11 ujë) dhe atë nga 150-250ml në natë.

Nëse për shkak të dimërit të gjatë (me ditë të ftohta) vonohet lulëzimi i bimëve të hershme pranverore si: lajthia, lulëbora, taçia, thana etj. atëherë duhet të ushqehen bletët me sherbet sheqeri.

Kemi raste kur në pranverë herët kemi zhvillim të hershëm te shoqërisë së bletës, mirëpo në kohën e lulëzimit të akacias apo pemëve të cilat janë burim i shkelqyeshëm i nektarit, kemi paraqitjen e shirave të një pas njëshme të cilat e shperlajnë nektarin e sekretuar ose edhe nuk kanë mundësi bletët të fluturojnë fare në kullosë. Në këto raste duhet

me doemos të ushqejmë bletët me ngapak sherbet, kështuqë mos të zvoglohet numri i bletëve në shoqëri. Ne raste të tilla të pamundësisë për marrjen e ushqimit nga natyra, ngjanë edhe dukuria e pa zakonëshme kur bletët i ngrëjnë larvat e hapura (kanibalizmi) dhe shoqëritë e tilla nuk mund të zhvillohen normalisht dhe të bëhen productive.

Nëse në natyrë rrijedh çdo gjë siq duhet pra koha e volitëshme për sekretimin e nektarit, shoqëritë zhvillohen mirë dhe kemi periudhën e kullotës kryesore: acacia, gështenja apo në shumë treva të Kosovës livadhet, në ato raste kursesi nuk guxojmë të ushqejmë shoqëritë e bletëve me ushqim artificial (pogaçe apo sherbet sheqeri), sepse në ato raste do të prodhojmë mjaltë falso e cila dukuri është joligjore dhe e pa moralëshme.

Nëse veprojmë në mënyrë që e rekomanduam me ushqim të bletëve, me siguri do të fitojmë shoqëri shumë produktive, çka garanton edhe prodhimtari të shkëlqyeshëm.

Aktivitete a para te bletev ne muajin Mars.Shpeshherë gjatë muajit mars kemi dite te bukura, te cilat bletari duhet t'i ...
29/03/2023

Aktivitete a para te bletev ne muajin Mars.

Shpeshherë gjatë muajit mars kemi dite te bukura, te cilat bletari duhet t'i shfrydezoje per te vertetuar gjendjen ne zgjua (Koshere) dhe te kryej ndonje intervenim te nevojshum te bletet.
Me qenese marsi eshte muaji shume i rendesishem per jeten dhe zhvillimin e shoqeries se bletes,nga i cili varet forca e bletes gjata sezonit te ardhshem, pra edhe prodhimi i saj gjate vitit, bletari duhet t'u kushtoj kujdes te posaqem puneve te nevojshme ne bletoren e vet qe duhet kryer me kohe. Ne mars ne te gjith Kosoven fillon lulim i bimve si p.sh lajthia, verri, than, vjollca e shum bime te tjera mjaltedhenes, nga te cilat blete merr një sasi te madh te nektarit shume te nevojshem ne pranver.
Mirepo, po qe se temperaturat ngriten rreth 18°C e me shum, atehere duhet te kryhen sa me shume pune te bletet, te cilat jane te domsdoshme heret ne pranver, siç jane: pastrim i dyshemve te zgjoit, radhijta e ushqimit brenda zgjoit (kosheres), shpetimin i shoqerive te paushqim etj.

Activities and money for bees in the month of March.
Often during the month of March we have beautiful days, which the beekeeper should take advantage of to verify the condition of the hive (Beehive) and perform any necessary intervention on the bees.
Since March is a very important month for the life and development of the bee colony, which depends on the bee's strength for the next season, and therefore its production throughout the year, the beekeeper must pay special attention to the necessary work in own beekeeping that must be done in time. In March, the flowering of plants such as hazelnuts, olives, thistles, violets and many other honey plants begins in all of Kosovo, from which the bee receives a large amount of much-needed nectar in the spring.
Well, if the temperatures rise to around 18°C ​​and more, then as much work as possible must be done for the bees, which are inevitable early in the spring, such as: cleaning the floors of the hive, arranging the food inside the hive ( beehive), the rescue of malnourished societies, etc

Bletaria Bedrolli

Nga 15 korriku filllojme te vjelim majlt, te interesuarit per porosi na kontaktoni, per cilies ju garantojm 100% natyral...
08/07/2022

Nga 15 korriku filllojme te vjelim majlt, te interesuarit per porosi na kontaktoni, per cilies ju garantojm 100% natyral!

Çmimi 1kg mjalt 20 euro.

Te nderuar nga muaj mars fillon sh*tja bletev, te intersuarit na konakton 049582900.
09/01/2022

Te nderuar nga muaj mars fillon sh*tja bletev, te intersuarit na konakton 049582900.

MashaaAllah 🐝
10/06/2021

MashaaAllah 🐝

27/05/2021

Akacia kete vit eshte per mashallah, inshallah merr kohe keto dit per ta mbledhur mjalten nga kja bim, me arome shum te veqant!

Address

Qellopek
Lipjan
14000

Telephone

+38349582900

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bletaria Bedrolli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bletaria Bedrolli:

Videos

Share

Our Story

Bletaria Bedrolli është themeluar me 25 Mars te vitit 2014 dhe ka startu me nje shoqeri bletesh. Pas disa ditëve kam vijuar trajnime disa ditore në pjesën praktike dhe teorike duke u pasuruar me njohori themelore për Bletari Bashkohore dhe Prefesjonal. Me pas, duke marr punën më shumë seriozitet, filloi edhe rritja e numërit të shoqërive të bletëve, po në këtë vit kam arrit deri në 5 shoqeri bletësh, duke falënderu bletarien Ahmetin, pikrishtë Bekim Ahmeti nga lipjani, dhe Avdulla Osmani nga Fushkosova të cilit me motivoi rreth kësaj pune, me pas nga kurreshtja kam shfaqur interesim për të marr informacion më të detajuar për zhvillimin e jetës së bletëve. Literaturën të cilën kam shfletuar janë nga autorë të ndryshëm, si në vijim: Prof Haxhi Demukaj, Prof Fadil Kukleci etj.


Other Lipjan pet stores & pet services

Show All