📢 **Fushatë Ndërgjegjësimi për Kujdesin ndaj Qenëve Endacakë 🐾**
Kemi vazhduar me fushatën e ndërgjegjësimi për fëmijët në shkolla, duke i mësuar ata për rëndësinë e kujdesit ndaj qenëve endacakë që hasim në rrugë. Qëllimi ynë është të vazhdojmë këtë mision në shkollën ku jemi tani “Bedri Gjinaj “ -Mitrovicë, duke edukuar gjeneratat e reja për rëndësinë e dashurisë dhe respektit ndaj kafshëve. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe ndryshimi i vërtetë fillon me ta. 🌟
Bashkohuni me ne për një të ardhme më të mirë për qentë dhe komunitetin tonë! 🤝❤️
at the end of the process we are very happy regardless of our efforts and difficulties throughout the whole process until the final what is adoption process💕💕💕
Adopto edhe ti! All dogs are the product of human responsibility or the result of human negligence…
Qeni është i juaji legalisht kur i vendosni mikroçip
KASTRO / STERELIZO QENIN TUAJ FALAS
PËRFITIMET E KASTRIMIT / STERILIZIMIT
Pas sterilizimit, qentë femra do të jetojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Sterlizimi parandalon
infeksionet e mitrës dhe ul mundësinë e shfaqjes së tumoreve të gjirit. Sterilizimi i qenve para afsh*t të
parë ofron mbrojtjen më të mirë nga këto sëmundje. Kastrimi i qenit mashkull parandalon kancerin e testikujve
dhe disa probleme të prostatës.
Përmirësim në sjellje të qenve: Qentë e kastruar/sterilizuar do të kenë më pak gjasa të bredhin dhe të ikin
nga shtëpia për t’u çiftuar me qen të tjerë në rrugë apo në lagje. Largimi i qenve nga shtëpia mund të rrezikojë
mirëqenien e tyre sepse mund të lëndohen në trafik apo të përfundojnë në përleshje me kafshë të tjera.
Kastrimi / Sterelizmi dhe Rexhistrimi i qenëve me pronar është falas dhe zgjat deri me datën 04.10.2023 .
Kjo vlen për qytetarët e Komunës së Mitrovicës
Na kontaktoni në këtë numër të telefonit për termine : 049 461 010
ose ejani në ambientet e Ambulanca Veterinare " VETERINARIA"-Mitrovicë
Regjistroje qenin tuaj, pajise me pasaportë
Nëse dëshironi, mund të kastroni apo sterilizoni qenin tuaj FALAS për të parandaluar sëmundje të ndryshme
dhe lindje të padëshiruara të këlyshëve.
🐕 Piki qenushi i sapo adoptuar , Adopto edhe ti shpëto një jetë❤️
📢UPDATE: 🐶Piki🐶 sot u adoptua DHE ai sot është një kujdestar i gjedheve ; Qentë kujdestarë të bagëtive qëndrojnë me grupin e kafshëve që mbrojnë si pjesëtarë me kohë të plotë të tufës ; Aftësia e tyre për të ruajtur tufën e tyre është kryesisht instinktive, pasi qeni është i lidhur me tufën që në moshë të vogël. Thjesht prania e një qeni kujdestar është zakonisht e mjaftueshme për të shmangur disa grabitqarë .
🪱Trajtimi kundër endoparazitëve tek kafshet shoqëruese është më se i domësdosshëm 🪱
🦠Sëmundja e ekinokozës cistike (CE) ndodh si shkak i infektimit me larvat e Echinococcus granulosus të cilat janë parazitë të vegjël ( me madhësi 2-7 mm) dhe gjenden në kafshët si: qeni (dhe kafshë të tjera nga familja e kanineve të cilët janë bujtës përfundimtar), gjedhi, dhentë, dhia, derrat, dhelprat, etj (dhe në bujtës të ndërmjetshëm).
🤷♂️ ⦁ Duke përkëdhelur qenin e prekur. Qeni mund të ketë veze te ekinokozës në trupin e tij pas kontaktit të gezofit apo qimeve me fekalet që përmbajnë vezët e parazitit.
Mos harrojme së vezët e parazitit janë shumë rezistente dhe jetojnë për një kohë të gjatë dhe në temperaturat ekstreme si ngricat apo zonat e mbulura më dëborë.
🙋Tek njerëzit shpesh sëmundja nuk shfaqet me simptoma të plota dhe të qarta por mund të paraqitet dhe me shënja si masa të ndryshme tumorale që mund të paraqiten në mëlçi apo në mushkëri. Zakonisht trajtimi i sëmundjes tek njerezit, mund të kryhet nëpërmjet trajtimeve me medikamente apo dhe me ndërhyrje kirurgjikale.
🇽🇰Në vendin tonë, zakonisht bartësi i sëmundjes së Ekinokokozës janë qentë e infektuar, të cilët me anë të jashtëqitjeve eliminojnë ato në mjedisin e jashtëm, duke krijuar kështu mundësinë e infektimit të bagëtive dhe të njeriut.
✋ Parandalimi është masa më e rëndësishme kur flasim për Ekinokozën.
Parandalimi duhet të përfshijë:
⦁ 👨👩👧👧Mësojini fëmijët që të jenë të kujdesëshëm me higjenën, të lajnë duart e tyre gjithmonë para se të hanë dicka.
⦁ 🧴Të lahen duart menjëherë pasi keni prekur një qen që është i dyshuar apo nuk i dihet historia e trajtimit kundër parazitëve, po ashtu të lahen duart gjithmonë para ushqimit që do hamë.
⦁ 🍎Të shmanget përdorimi i produkteve pa i larë ato (kastravecat, domatet, sp