Prishtina Dogs

Prishtina Dogs Misioni ynë është të kujdesemi për qenin tuaj në mënyrën më të mirë të mundur atëherë kur ju nuk mundeni. MIRË SE ERDHËT NË PRISHTINA DOG!
(20)

Prishtina Dog do t’i bën bishtat të luhaten dhe pronarët të buzëqeshin. Ne jemi të dedikuar në krijimin e një ambienti të shëndoshë, të sigurt dhe zbavitës që, shoku i juaj me katër këmbë të luajë dhe të socializohet me qentë tjerë. Duke e krijuar një ambient të sigurt, aktiv dhe të shëndoshë, një ambient për rekreacion i cili i plotëson nevojat për trajnim fizik të qenve, Prishtina Dog synon të p

ërmirësojë kualitetin e jetës së qenve sepse “qeni i lodhur është qen i lumtur.”

Qentë janë kafshë sociale

Qentë kanë nevojë të vazhdueshme për t’u shoqëruar me qentë tjerë dhe me njerëz . Veçanërisht , është e rëndësishme për këlyshët që të mësojnë se si të luajnë dhe të shoqërohen në mënyrë të duhur me qentë tjerë. Në ambientet tona, qentë kanë mundësi për të luajtur dhe socializuar me shokët tjerë, në një hapësirë vazhdimisht të mbikëqyrur nga personeli i kujdesshëm i Prishtina Dog. Gjatë qëndrimit në Prishtina Dog, qeni i juaj do të ndihet më i lumtur dhe më i shëndoshë, me çka edhe jeta e juaj do të jetë më e bukur. Kualiteti i shërbimeve në Prishtina Dog do t’ iu ofrojë qetësi shpirtërore edhe atyre pronarëve të cilët janë tej mase të kujdesshëm për qentë e tyre sepse ata do ta dinë se, qeni i tyre ushtron dhe shoqërohet me qentë tjerë, në mënyrën më të mirë të mundur. Objekti

Për t’i plotësuar nevojat për ushtrime fizike dhe aktivitetet e rekreacionit të qenve, ne kemi krijuar një ambient me hapësirë prej 1100 m² ku qentë mund të vrapojnë lirshëm për të kryer ushtrimet e shëndetshme dhe siguruar aftësitë themelore të socializimit që e karakterizojnë një qen me plotë vetëbesim dhe të shoqërueshëm. Në ambientet tona të cilat janë të pajisura me sistem të posaçëm të ventilimit për të shmangur tej ngrohjen e qenve, gjatë lojës së tyre , miqtë tuaj me katër këmbë janë plotësisht të mbikëqyrur nga ana e personelit të dijshëm dhe me përvojë. Dyshemeja e butë është e përgatitur posaçërisht për t’i ruajtur putrat, nyjat dhe muskujt e qenve deri sa ata qëndrojnë tek ne. Ne e kuptojmë se qeni është pjesë e familjes tuaj. Ne e trajtojmë qenin tuaj sikurse do ta trajtonim fëmijën tonë, prandaj jemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundur. Ne jemi të pasionuar për atë që bëjmë dhe kujdesemi maksimalisht për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë qenve sepse ata janë miqtë tonë më të mirë të cilët na relaksojnë, na bëjnë të lumtur dhe na shoqërojnë në çdo fazë të jetës tonë. Prandaj, është puna dhe përgjegjësia e jonë që t’iu kthejmë dashurinë dhe besnikërinë që ata na e japin neve. Derisa qeni i juaj qëndron në Prishtina Dog , ju mund të jeni plotësisht të qetë duke e ditur se ai është duke e pranuar shumë dashuri, kujdes dhe ushtrime , deri sa ju jeni në punë apo larg shtëpisë tuaj. Ne jemi të nderuar dhe shumë krenar që kemi mundësinë për të qenë pjesë e jetës tuaj dhe të qenit tuaj , duke kontribuar në shëndetin e mirë dhe mirëqenien afatgjate të shokut tuaj më të mirë. "Prishtina Dog nuk është biznes për ne, Prishtina Dog është mënyra e jetës tonë sepse qentë janë jeta jonë”
Arbnori & Dardani (Shtipa)

Address

Dr. Lec Gradica
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 11:00
15:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 11:00
15:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 11:00
15:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 11:00
15:00 - 20:00
Friday 08:00 - 11:00
15:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 11:00
15:00 - 20:00
Sunday 08:00 - 10:00
17:00 - 19:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prishtina Dogs posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Prishtina Dogs:

Videos

Share

Category


Other Pet Services in Pristina

Show All