17/12/2018
*English below
Ushqimi që është më së paku i kontrolluar nga institucionet relevante, është ushqimi (apo produktet) me origjinë shtazore (mishi, bulmeti, yndyra, etj).
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka qenë rregullisht në inspektime në të ashtuquajturin “pazarin e kerreve” të Prishtinës – i cili mbahet çdo të diele në Fushë Kosovë, mbrapa ETC-ës.
Mënyra dhe kushtet e punës së punëtorëve në atë treg, janë dukshëm të pa pranueshme dhe tejet të rrezikshme për shëndetin (fizik dhe mendor) të atyre punëtoreve. Disa nga ta janë ende të mitur dhe aspak të mbrojtur në vendin e tyre të punës (edhe pse janë të vet-punësuar apo nën varësinë e biznesit të tyre familjar – kushtet për shëndet dhe siguri në punë, duhet të rregullohen nga politikat shtetërore).
Duke parë kushtet e mjerueshme të tregtareve në atë vend, as kafshët nuk kanë fat më të mirë aty! Mbahen keq, në kushte të papastra, pa identifikim dhe regjistrim, pa kontroll veterinare dhe pa siguri të cilësisë dhe mënyrës “humane” në therjen e tyre. Pra, as therja s’bëhet në mënyre të njerëzishme – që garantohet edhe me ligj: me metodën e trullosjes para therjes së çfarëdo kafshe blegtorale që konsiderohet për konsum njerëzor.
Kafshët shtëpiake si qentë dhe macet – janë të mbrojtura me ligj dhe iu garantohet e drejta për të jetuar. Edhe pse kjo, nuk po zbatohet fare!
Por siç e dimë, ligjet në Kosovë i merr era në mënyre mjaft konvenuese!
Kemi dispozita ligjore për:
- Mbrojtjen e punëtoreve në vendin e punës;
- Mbrojtjen e të miturve nga puna dhe llojet e punëve që u shkaktojnë rrezik;
- Mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve blegtorale dhe shtëpiake (gjitarëve, shpezëve, etj.)
- Kontrollin e shumimit të kafshëve
- Për identifikim dhe regjistrimin e tyre;
- Therjen e tyre të dinjitetshme dhe në mënyra sa më humane;
Sidoqoftë, për implementimin e këtyre dispozitave ligjore, duhen institucione serioze dhe profesionale!
Qytetarët duhet të kuptojnë që ushqimi i tyre duhet të jetë i kontrolluara dhe të marra nga fermerë dhe tregje të mirëfillta, ku respektohen kushtet e pastra të punës si dhe mirëqenia e kafshëve blegtorale në maksimum – edhe pse me jetëgjatësi të shkurtër dhe të dedikuar për konsum njerëzor – ata duhen të kenë një jetë të mirëfilltë.
Në dy vizitat e fundit në këtë treg, Policia e Kosovës, Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës, kanë heshtur – që do të thotë, refuzuar - të merren me këtë çështje, ngaqë ishte ditë e diele, ditë “pushimi” për ta. Më e keqja, as në ditët e javës nuk i rishqyrtojnë ankesat dhe lajmërimet tona për shumë shkelje që bëhen ndaj kafshëve dhe njerëzve, në tregun në fjalë.
Shumë dëshpëruese, por asnjëherë që t’na bëjë të ndalemi në ngritjen e zërit, për ata që s’mund ta ngrisin për vetën e tyre!
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve
******
The food that mainly remains uncontrolled by our relevant institutions, is the food (or products) that derives from animals (meat, dairy, fat, etc.).
The Animal Rights Foundation has been regularly inspecting the so-called "car market/bazaar" (in ALB: tregu i veturave/pazari i kerreve) in Pristina - which is held every Sunday in Fushë Kosova, behind the ETC super-market.
The way and work conditions of the workers in that market are obviously unacceptable and very dangerous for their health (physical and mental). Some of these merchants are still minors and not at all protected in their workplace (although they are self-employed or dependent on their family business - health and safety conditions at work should be regulated by state policies nonetheless).
Witnessing every time, the miserable conditions of the merchants in that place, we can surely say that animals aren’t lucky either there! Kept badly, in unclean conditions, without any identification and registration mechanism for each of them, without veterinary control and without quality assurance and the "humane" way of slaughtering. This means, the ways of slaughtering is not being respected at all, as stipulated by law as well: stunning before slaughtering any of the animals that are dedicated for human consumption.
Pets, like dogs and cats - are protected by law and are guaranteed the right to live. Although this does not apply fully either!
But as we know, law implementation in Kosovo “vanishes” comfortably!
We have legal provisions for the:
- Protection of Workers at Work;
- Protection of minors from work and types of work that are dangerous for them;
- Protecting the animal welfare (pets, mammals, poultry, etc.)
- Control of animal breeding;
- Animal identification and registration;
- “Humane” slaughtering of animals;
However, for the implementation of these regulatory framework, Kosovo needs serious and professional institutions, that actually care!
Citizens need to understand that their food they consume, should be controlled and obtained from farmers and genuine markets, in which the clean working conditions and the welfare of farm animals are respected at the maximum possible - although with a short lifespan and dedicated for human consumption – they deserve a proper life!
In the last two visits we did, the Kosovo Police, the Inspectorate of the Municipality of Prishtina and the Food and Veterinary Agency of the Republic of Kosovo have silenced – it means, they have refused to deal with this issue – claiming, that it was Sunday, a day to "rest" for them. But in the other hand, the worst is that, even during working days, they do not re-issue/deal with our complaints of many violations made to animals and human beings in that market. Very disappointing, but not a reason for us to stop raising our voice for those who cannot!
Animal Rights Foundation